Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë në kuadër të xhiros së dhjetë me ndeshje interesante e me kryendeshjen Llapi – Drita.
Ky rikthim do të jetë po ashtu me një ndryshim, përkatësisht orari i ndeshjeve që do të zhvillohen në orën 13:00, që më parë ishte 15:00 e 17:00.
Ndeshja hapëse për këtë xhiro do të jetë mes kampionit në fuqi, Ballkanit dhe Lirisë, sfidë që do të luhet të premten.
Kurse, Gjilani – Fushë Kosova dhe Feronikeli – Prishtina, janë ndeshjet të cilat janë në program për të shtunën.
Dita e diel është rezervuar për derbin e kësaj xhiroje Llapi – Drita dhe e fundit Malisheva – Dukagjini.