Me mbylljen e fazës së para fundit të ndeshjeve eleminatore të Kombëtareve, Shqipëria arriti dy suksese jo vetëm në fushë por edhe në shkallët e “Arenës Kombëtare”.
Asnjë incident, qoftë edhe më i vogli i mundshëm në stadiumin më të madh të vendit, ndryshe nga duelet e së shkuarës.
Paralajmërimi i UEFA-s dhe masat e shtuara për sfidën me Republikën Çeke por edhe ndërgjegjësimi i tifozëve i lanë pa punë stjuardët dhe forcat e sigurisë që gjithsesi do të jenë të angazghuar edhe në një ndeshje tjetër të rëndëssihme, derbin e kryeqytetit ku historia dhe muzika mund të ndryshojë.
Ky është derbi i parë sezonal por frika për rikthimin e trazirave është e madhe edhe pse në shkallë do të ulen një pjesë e madhe e njerëzve që ishin të pranishëm edhe në kombëtare.
Partizani-Tirana apo anasjelltas, kanë shkaktuar jo pak dëme për klubet dhe vetë stadiumin ku drejtuesit janë detyruar të zëvendësojnë një pjesë të madhe të stolave pas portave. Me sfidën e kryeqytetit pas derës masat e sigurisë mund të mos mjaftojnë.