Skandali i basteve në Serie A

Futboll

Skandali i basteve në Serie A

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:35
Pamje nga një stërvitje

Stephan El Shaaraëy i Romës, Federico Gatti i Juventusit e Nicolò Casale i Lazios.

Këto janë tre emrat e futbollistëve të supozuar fajtorë në vënien e basteve të futbollit, të publikuar ekskluzivisht në një emision televiziv në Itali, nga i njëjti burim, Fabrizio Corona. Ky i fundit këmbëngul, se ka prova të pakundërshtueshme, të cilat do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Ndërkohë që rëndohet situata për Sandro Tonalin.

Nëse për Nicolò Fagiolin u dha një skualifikim prej shtatë muajsh dhe 5 muaj dënime alternative për çështjen e basteve, skualifikimi i Tonalit rrezikon të jetë shumë më i gjatë.

Mesfushori i Neëcastle është marrë në pyetje për gati tri orë nga zyra e prokurorisë federale dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, ai jo vetëm ka pranuar se ka vënë baste në futboll, por se e kishte bërë një gjë të tillë edhe për ndeshjet e Milanit.

E kjo gjë do ta përkeqësojë shumë pozitën e tij. Nëse bastet për Milanin do të konfirmohen, sanksioni fillestar nga Prokuroria do të ishte më shumë se tre vjet.

Por ky dënim automatikisht përgjysmohet me marrëveshjen e pranimit të fajësisë para-referuese dhe duke pasur parasysh se futbollisti është treguar bashkëpunues, mund të përfitonte sërish nga disa rrethana lehtësuese.

Prandaj dënimi i tij mund të jetë rreth 12 muaj skualifikim në fushë, duke qenë se Tonali ka pranuar gjithashtu se vuan nga varësia ndaj lojërave të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat