Asi brazilian Neymar, dy ditë më parë ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen Brazil-Urugai, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Për Neymarin tashmë sezonin është i mbyllur edhe pse nuk është specifikuar se sa do të zgjasë koha e rikuperimit.
Sulmuesi brazilian përmes rrjeteve sociale, ka thënë se po kalon një moment shumë të vështirë.
Ai ka kërkuar përkrahje nga dashurit e tij. Neymar beson se do të rikthehet edhe më i fortë në fushën e blertë.
“Është një moment shumë i keq.
E di që jam i fortë, por këtë herë do të kem nevojë edhe më shumë për të dashurit e mi”, ka shkruar Neymar.
“Nuk është e lehtë të pësosh një lëndim të tillë dhe t'i nënshtrohesh operacionit.
Megjithatë, unë kam besim, madje shumë... Faleminderit për mesazhet e mbështetjes”, ka theksuar reprezentuesi brazilian.