Partizani vjen në përballjen e sotme me numër mjaft të madh mungesash, që kushtëzojnë edhe formacionin.
Mba, Da Silva, Hadroj dhe Sembene nuk ia kanë dalë të rikuperohen.
Lajme të mira kemi vetëm nga Grezda, i cili mund ta nisë nga minuta e parë. Në fakt ka një dilemë në lidhje me skemën, që mund të jetë me sy ose me tre sulmues.
Me rikuperimin e gjakovarit, shanset janë që të jetë një 4-3-3 klasike. Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë Murataj, në mungesë të Hadrojt.