Nikolo Faxholi është në qendër të mediave italiane, pas zbulimit që ai është marrë me baste ilegale, së bashku me Zaniolon dhe Tonalin.
Për këtë mesfushori i Juventusit po pret dënimin që do të marrë nga prokuroria dhe federata.
Por duket se pjesë e kësaj gjëje është bërë edhe e dashura e tij, Xhulia Bernaçi.
Modelja italiane së fundmi ka rënë “viktimë” e sulmeve në rrjetet sociale, duke e bërë dhe atë një nga shkaqet se përse Faxholi është marrë me baste.
Për këtë arsye, Bernaçi është detyruar që të mos lejojë asnjë person që t’i komentojë në fotot e saj, duke parë urrejtjen e shumë tifozëve.