Gjatë një interviste të dhënë për La Gazzetta dello Sport, drejtuesi i Inter-it, Beppe Marotta, ka folur për sezonin e zikaltërve në Itali dhe jo vetëm:
“E kam fituar titullin e parë në Torino me Antonio Conte-n pa kompeticionet europiane.
Eksperienca më thotë se është një avantazh ta përgatisësh sezonin vetëm me kampionatin dhe Kupën e Italisë.
“Për këtë arsye them se Juventus është favorite për titullin”.
Më pas, drejtuesi zikaltër ka shpjeguar pse Inter-i duhet ta fitojë titullin:
“Sepse ndihemi të fortë dhe kemi një konsideratë të madhe për veten, fryt i rezultateve në Europë sezonin e kaluar. E dimë sa rëndësi ka për tifozët ky titull, që do të jetë i 20-ti për klubin”.
Për Champions-in:
“Nëse besoj te një tjetër finale në Champions League?
Po, besoj. Sepse ndryshe nga titulli në kampionat, ku fiton gjithmonë ekipi më i fortë, në Champions ndikon shumë edhe fati”.