Legjenda e futbollit kroat, Robert Prosineçki, është në listën e skuadrës së madhe shqiptare, Partizani i Tiranës.
Sipas mediave kroate, ish-trajneri i kombëtares së futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Robert Prosineçki, është në listën e dëshirave të Partizanit.
Sipas informacioneve të “Germanijak”, kampioni aktual shqiptar është në kërkim të një drejtuesi të ri të shtabit teknik pas largimit të ish-futbollistit të Sarajevës, Zoran Zekiq që shkoi në Osijek, dhe dëshira e parë e klubit nga kryeqyteti shqiptar është Robert Prosineçki.
Prosineçki ndodhet tashmë në Tiranë, ku po bisedon me drejtuesit e Partizanit, çka në vetvete është një konfirmim i mjaftueshëm se deri vonë trajneri i Rudeshit është një opsion serioz për kampionin aktual të Shqipërisë.
I njëjti burim shton se ende nuk është rënë dakord, ndonëse negociatat serioze kanë nisur.