Infantino me një mesazh për Agim Ademin

Futboll

Infantino me një mesazh për Agim Ademin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:37
Infantino e Ademi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka uruar presidentin Agim Ademi, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.

Përmes një telegrami, i pari i futbollit botëror e ka falënderuar përzemërsisht presidentin Ademi për besimin, përkushtimin, kontributin dhe mbështetjen e tij për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.

“Qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me lumturi.

Le le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen e lojës së bukur që na bashkon të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjera Infantino në letrën drejtuar presidentit Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat