Trajneri i Marseille, Gennaro Gattuso ka nisur të krahasojë lojtarët e tij te skuadra franceze, me ish-shokët e skuadrës te Milan.
Së fundmi italiani ka bërë një krahasim të Amine Harit me një nga emrat legjendarë të “kuqezinjve”, Ricardo Kaka.
Gattuso u shpreh se Amine Harit i kujton Kaka-n, ndonëse sipas teknikut ish-shoku i tij i skuadrës driblonte më pak.
“Ai është një lojtar që duhet të luajë në qendër dhe në mes të fushës. Ka vizion të njëjtë me lojtarët e mëdhenj.
Duhet të përmirësohet fizikisht pas dëmtimit që ka pasur, por ka cilësi që ia ka dhuruar zoti.
Ai gjen gjithmonë zgjidhje në hapësirat e ngushta. Nëse përmirëson shpejtësinë dhe forcën ai do të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm.
Më duhej ta krahasoja, sinqerisht ai më kujton Kaka-n edhe pse Ricky driblonte më pak.
Ajo që e që e bën Amine Harit unik është prekja e parë e topit, që bën gjithmonë diferencën”-deklaroi Gattuso.