Barcelona e pret Realin në “El Clasico”-n!
Barcelona dhe sponsori i saj kryesor, “Spotify”, u kanë bërë një surprizë të këndshme të gjithë tifozëve katalanas duke prezantuar një fanellë të veçantë për “Klasiken” e 28 tetorit kundër Realit.
Në fanellën e Barcelonës do të jetë stampuar logoja e famshme (gjuha jashtë dhe buzët) e grupit legjendar “Rolling Stones”.
Tri figurat legjendare të këtij grupi muzikor, Mik Xheger, Keit Riçards dhe Roni Ud kanë prezantuar përpara publikut në Barcelonë fanellën e katalanasve për “Klasiken” me logon e tyre, me shpresat e tifozëve të Barcelonës për të shijuar një “Rock & Roll” kundër rivalëve historikë.