Ballkani i Therandës ka shënuan fitore me lehtësi me rezultat 4:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pjesa e dytë ka qenë fatale për ekipin me renome.
Prizrenasit avancuan me golin e Zenunajt në minutën e15-të.
Megjithatë pjesa e dytë ishte në mbizotërim të vendasve.
Berisha (46'), Dellova (50') e Kryeziu (55' e 79’) shënuan për fitoren e Ballkanit.
Ballkani kryeson me 23 pikë, ndërsa Lira është në pozitën e nëntë me 6 sosh.
"Skuadra tregoi karakter të fortë, duke u kthyer nga disavantazhi i pjesës së parë, në një fraksion të dytë spektakolar.
Tani në ditët vijuese do të punojmë intensivisht, për të qenë gati për duelin evropian të së enjtes në Prishtinë, ndaj Astanas", shkruan në faqen e FC Ballkanit.