Broja gati për derbin e madh të Premierligës

Futboll

Broja gati për derbin e madh të Premierligës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:25
Broja

Sulmuesi shqiptar Armando Broja raportohet se është gati për derbin e madh në Premierligë të kësaj fundjavë mes rivalëve londinez Chelsea-s dhe Arsenali-t.

“Blutë” e Londrës dhe ‘Topçinjtë’ do të ballafaqohen këtë vikend në një sfidë e cila pritet të prodhojë një ndeshje dramatike, sepse gjithnjë dueli mes këtyre dy skuadrave më nam në ishull, dhuron ndeshje të forta dhe cilësore.

Sulmuesi i Chelsea-s, Armando Broja, i cili ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë për shkak të një lëndimi, sipas medieve britanke, është gati për duelin kundër Arsenalit.

22-vjeçari thuhet se është parë të stërvitet normalisht me skuadrën e Maurizio Pochettinos.

Reprezentuesi kuqezi tashmë ka zhvilluar dy ndeshje si titullar me Chelsean që prej rikthimit nga lëndimi dhjetë mujorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat