Pas thashethemeve të vazhdueshme për përfshirjen e tij të supozuar në aferën e basteve, mesfushori i Interit dhe kombëtares italiane ka reaguar në rrjetet sociale: “Duhet të mbroj vajzat e mia dhe familjen time”.
Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan për përfshirjen e tij të pretenduar në çështjen e basteve, pa asnjë konfirmim zyrtar në hetime, Nikola Barela doli hapur, duke shprehur të gjithë hidhërimin e tij me një sërë historish në “Instagram” me përmbajtje shumë të ashpër:
“Unë kam heshtur për një kohë të gjatë”, shkruan mesfushori i Interit, “pavarësisht gjithçkaje që kam lexuar për veten time. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer bixhozi, e lëre më bastet (sidomos në punën time).
E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat e mia dhe familja time nga ky m…
Për këtë arsye nga sot do të marr masa ligjore”.