Nis konfiskimi i pasurisë, ja dënimi për ish-sulmuesin e Juves

Futboll

Nis konfiskimi i pasurisë, ja dënimi për ish-sulmuesin e Juves

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:25
Mirko Vuçiniç

Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez  është dënuar në Itali me dy vjet burgim me kusht për evazion fiskal. 

Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ish-sulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.

Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh.

Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë.

Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.

Ai u kërcënua me tre vite burg, por duket se u gjetën rrethana lehtësuese, për këtë arsye praktikisht u largua me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar.

Vuçiniç ka një karrierë të madhe, ku për një kohë të gjatë ishte sulmuesi më i mirë i Serisë A. Ai luajti për dy kombëtare, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Malin e Zi pas pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat