Planifikohet rikthimi i papritur te Milan-i në janar

Futboll

Planifikohet rikthimi i papritur te Milan-i në janar

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:38
Brahim Diaz

Milani vazhdon të punojë në merkato, duke kërkuar përforcimet e duhura për t’i përfshirë në skuadër në dispozicion të trajnerit Pioli.

Klubi kuqezi është i vetëdijshëm se duhet të përmirësojë disa reparte për ta bërë ekipin edhe më konkurrues.

Vetëm në orët e fundit është shfaqur një thashethem i pabesueshëm i merkatos në lidhje me kuqezinjtë.

Sipas asaj që raportoi El National, Brahim Diaz mund të kthehet në mënyrë sensacionale në Milano.

Spanjolli nuk po gjen hapësirat e dëshiruara te Real Madrid, pasi Ancelotti e ka përdorur me pikatore.

Mesfushori sulmues duket se po kërkon t’i thotë lamtumirë Los Blancos që në janar dhe dëshiron të rikthehet në Itali.

Milani ka nisur tashmë kontaktet me Perez për të nisur negociatat dhe për ta rikthyer spanjollin në dispozicion të Piolit. Formula e huazimit nuk do të merret në konsideratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat