Mario Mitaj është një prej zbulimeve më të mëdha të Silvinjos. Ky futbollist është duke luajtur në nivel fantastik te Shqipëria.
Për këtë lojtar ka folur edhe gazetari shqiptar i njohur në Kosovë, Besmir Topalli, në emisionin “Koha Shtesë”..
Vlerësimet nuk munguan për këtë lojtar, i cili është krahasuar edhe me Marcelon që dikur ishte pjesë e Real Madrid.
“Mario Mitaj, nuk e di pse po flitet kaq pak për një lojtar kaq shumë të mirë.
Më duket sikur është 32-vjeç, nuk ka lidhje fare me moshën 20-vjeçare.
Do ta besoja vetëm nëse do të kishte 20 vite vetëm futboll, jo vite jete.
Por Mitaj ka vetëm 2-3 vite të futbollit të nivelit të lartë profesionist.
Mënyra sesi futet me topin në ato hapësirat e ngushta, fantastik. Më ngjason shumë me stilin e lojës që ka pasur Marcelo te Real Madrid”, tha gazetari..