Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se ishin disa raste të mira për shënim.
Në pjesën e dytë, Julian Brandt realizoi golin e fitores për Dortmundin, në minutën e 67’, pas një asistimi nga Emre Can.
Bremeni deri në fund u mundua që të gjejë së paku golin e barazimit, por pa thyer dot mbrojtjen e fortë verdhezi.
Dortmundi pas fitores kalon në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara nga tetë xhirove.