Ferizaj po lundron në ujërat e turbullta.
Rezultate janë zhgënjyese në nëntë javët e para në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Nga 27 pikë të mundshme ka arkëtuar vetëm 14 sosh duke u renditur në pozitën e 4-të me 14 pikë apo 7 më pak se lideri Ulpiana (një ndeshje m pak).
Humbja e djeshme në Shtime nga Vjosa me rezultat 2:1 ia ka komplikuar edhe më shumë gjasat për kreun e tabelës.
Kush do të jetë pasardhës i Ismet Munishit?
A do të jetë ndonjë ferizajas apo ndonjë trajner jashtë Kosovës.
Munishi e pa të rrugës të largohet për një arsye: “Dje e kuptova se nuk kam më çka të jap te klubi Ferizaj, prandaj ofrova dorëheqjen e parevokueshme”.