Kosova e Dusseldorfit ka synimet e qarta, të ngriten në Landesliga.
Ecuria e rezultateve deri me tash është e lakmueshme.
Aktualisht ekipi renditet në vend të dytë me 28 pikë sa ka edhe lideri SG Benrath-Hassels (një ndeshje më pak).
Drejtuesit e klubnti sot do të takohen gjatë një mbledhje.
“Klubi Kosova Düsseldorf njofton opinionin e gjerë se mbledhja e sponzoreve bëhet me datën 21.10.2023 me fillim nga ora 17:00.
Andaj ne ftojmë të gjithë sponzorat e klubit të jenë të pranishëm po ashtu edhe ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit me ndihma financiare.
Ekipi ynë pa ju nuk do të mund të kishte kushtet të cilat i ka sot dhe sukseset qe i ka sot andaj ne ju falënderojmë përzemërsisht që jeni pjesë e jona.
Me 21.10.2023 me fillim nga ora 17:00 në Elizabethstraße 82 40217 Düsseldorf ju mirëpresim”, njofton FC Kosova.