Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj ekipit Lohausener SV.
Fitore e madhe për djelmoshat kuqezi në kuadër të javës së 11-të.
Dëshmuan cilësi dhe si fryt i kësaj edhe fituan me rezultat të thellë.
Golat i realizuan Disbudak (26’), Al – Bazaz (33’), Acar (59’) dhe Ilazi (90+1’).
Aktualisht Kosova renditet në vend të dytë me 28 pikë sa ka edhe lideri SG Benrath-Hassels (një ndeshje më pak).
Në javën e ardhshëm e presin TuS Viktoria Buchholz.