Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës kundër Bilbaos, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.
Ai ka analizuar statusin e të dëmtuarve dhe ka shqyrtuar situatën në Barcelonë, duke mbrojtur dhe presidentin Laporta pas vendimit të gjykatës që e ka shpallur të pandehur për ryshfet për rastin “Negreira”.
“Janë të gjitha pasojë e madridizmit sociologjik.
Të gjithë e dimë ndikimin e Realit në sferat e larta.
Laporta është i qetë dhe i vendosur në rrugën e tij”. BILBAO –
“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që ka pasur një nisje mjaft të mirë të sezonit. Kemi mungesa, por këto nuk janë justifikim për ne”, tha Xavi.