Ish-trajneri i Barcelonës dhe trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, ka përfituar nga konferenca për shtyp për të mbrojtur Joan Laporta, pas akuzës së ngritur ndaj tij për krimin e ryshfetit të vazhdueshëm të arbitrave në La Liga. Më konkretisht, fjala është për çështjen “Negreira”.
“Rasti Negreira? Skandali i vërtetë ishte mënyra jonë e lojës. Fituam të gjithë titujt dhe ishim shumë më të mirë se rivalët. Laporta është i pafajshëm, Barça është e pafajshme”, – komentoi prerazi trajneri i “qytetarëve”.
Në këtë kuptim, ai kujtoi gazetarin, i cili shtroi pyetjen, se si luante skuadra e Barcelonës që drejtonte vetë dhe ishte i gatshëm t’i dërgonte video nga ajo kohë.
“Mënyra se si luajtëm ishte një skandal. Ju jeni shumë i ri, por unë do t’ju dërgoj disa video”, – shtoi Pep.