Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij dhe spekulimet që po e lidhin me stolin e Kombëtares së Brazilit.
Vazhdimisht përflitet së Ancelotti do të bëhet trajneri i ri i Brazilit, ndërsa trajneri i Realit tha se spekulimet do të përfundojnë së shpejti.
“Të gjitha spekulimet do të përfundojnë së shpejti”, tha Ancelotti.
I pyetur nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën te Reali, Ancelotti tha:
“Jam tejet i lumtur këtu. Jam gjithashtu pak vetjak, kështu që gjithmonë duhet ta bësh më të mirën. Unë nuk flas gjithmonë për të ardhmen time”.