Gjilani ka ndalur tre pikë të mëdha në konak të vetin.
Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës.
Futbollisti Kushtrim Shabani ka realizuar gol në minutën e 67-të.
Pas javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të 6-të me 11 pikë dhe Fushë Kosova është në fund me 5 sosh.