Feronikeli 74 dhe Prishtina ndaj pikë në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Lojë e nivelit mesatar por munguan gola (0:0).
Prishtina kthehet me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Duhet theksuar se në minutën e 86-të, ndeshja është ndërprerë, kur tifozët e Prishtinës janë afruar te porta e Feronikelit 74.
Pas disa minutave ndeshja ka vazhduar.
Pas javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës, Prishtina renditet në vend të 4-të me 13 pikë dhe Feronikeli në të shtatin me 11 sosh.