Skuadar shqiptare, Deçiqi i Tuzit, e ka mposhtur me rezultat 4:1 Mladostin në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë malazeze.
Oliver Sharkiq shënoi het-trik dhe asistoi në golin tjetër.
Për Deçiqin shënuan Oliver Sharkiq 3’, 6’, 61’, Ognjen Stijepoviq 15’ dhe për mysafirët Aleksa Marash në minutën e 82-të.
Deçiqi kryeson me 26 pikë dhe Mlladosti është në vend të nëntë me 9 pikë.