Pas 3 sfidave radhazi pa fitore, “kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një fitore me shumë vlera pasditen e kësaj të shtune, teksa në stadiumin “Skënderbeu” kanë mundur korçarët vendas me rezultatin e pastër 0 me 2.
Shkodranët patën fatin e epërsise numerike, teksa në minutën e 36’- të, Prençi doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje tejet të gabuar kundrejt Grudës.
Pas mbetjes me 10 lojtarë në fushën e blertë, pothuajse e gjithë sfida foli për “kuqeblutë”, të cilët arritën të ndëshkonin 2 herë portën e vendasve, fillimisht me antë të autogoli të Dwumfour në minutën e 86’ e më pas me anë të talentit 20-vjeçar, Antonio Delaj, në minutën e 95’ të sfidës.
Falë këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në vendin e 5 të renditjes me 12 pikë, po aq rivalët e Skëndërbeut që gjenden 1 vend më poshtë shkodranëve, për shkak të golavarazhit negativ që kanë krahasuar me “kuqeblutë".