Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Strasbourg dhe ngjitet në krye të Ligue 1.
Skuadra e Luis Enriques dominoi gjithë takimin, me sfidën që u zhbllokua nga Mbappe në minutën e 10’, me francezin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Vetëm tre minuta më pas miqtë shënuan me Mothiba, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.
Vendasit vazhduan me sulmet dhe në minutën e 31’ Soler realizoi golin e dytë për PSG-në.
Në fraksionin e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Fabian Ruiz që realizoi tipletën e PSG-së në minutën e 77’.
Ky takim u mbyll me rezultatin 3-0 me PSG-në, që pas javës së nëntë ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 18 pikë, teksa Strasbourg renditet në vend të 12-të me 10 pikë.