Interi kthehet me pikë të plota nga Torino.
Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Torinos, në takimin e javës së 9-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u fut në lojë në minutën e 86-të për Torinon.
Golat i realizuan Thuram (59'), Martinez (67') e Calhanoglu (90+3').
Interi kryeson me 22 pikë në Serie A dhe Torino renditet në pozitën e 14-të e 9 sosh.