Presidenti i klubit të futbollit Suhareka, Rrustem Aliaj, ka përgëzuar për fitore Vëllaznimin e Gjakovës.
Gjakovarët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së nëntë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
“Loja e jonë, fitorja e Vëllaznimit!
Urojë nikoqirin për fitore, ndërkaq lojtarët tanë i përgëzojë për lojë dhe angazhim.
Gjatë gjithë ndeshjes lojtarët tanë dominuan në fushë krijuan shumë raste shënimi, por as sesi të shënonin.
Porta e vendësve mbrohej sikur me magji. Nganjëherë duhet të kesh edhe fat për të arritur deri te fitorja.
Fazën e parë të garave e mbyllëm me humbje, por gara veç sa ka nisur të nxehet dhe na presin në vazhdim shumë sfida e që besojë se ekipi dhe shtabi teknik kanë dije e forcë të arrijmë objektivat e FC “Suhareka”.
Prej pësimit duhet nxjerrë mësimi.
Vazhdojmë tutje! Për ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.