Bajerni i Mynihut nuk fali në duelin e javës së tetë të Bundesligës, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Mainzin, në një takim të dominuar nga kampionat në fuqi të Gjermanisë, të cilët i ushtrojnë presion Levekusenit të vendit të parë dhe Shtutgartit të vendit të dytë.
Për sa i përket ndeshjes, Koman dhe Kejn arritën të shënonin dy gola të shpejtë për bavarezët në minutat 11 dhe 16-të, ndërkohë që Caci hapi përkohesisht shifrat në minutën e 43-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2, teksa për të vulosur sfidën mendoi Gorecka në minutën e 59-të.
Ky ishte suksesi i gjashtë në 8 javë për Bajernin, që sfidën e radhës e luan në shtëpi ndaj Darmshtadit të Gjasulës. Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Mainz u aktivizua titullar futbollisti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili rezulton lojtari me notën më të lartë te Mainzi.
Sipas “Flashscore”, paraqitja e Grudës u vlerësua me 7.4. Askush më mirë se ai.