Interi i Simeone Inzagit për rekord portash të paprekura në transfertë.
Zikaltrit janë e vetmja skuadër që nuk ka pësuar ende një gol si mysafir në Serinë A këtë sezon në pesë kampionatet më të mira të Europës.
Të njëjtën ecuri me italianët ndante edhe Arsenali, që mbrëmjen e sotme brazoi 2-2 në transfertë ndaj Çelsit, ndërkohë që Interi triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Torinos, duke bërë që kjo ecuri fantastike e ndeshjeve në transfertë për sa i përket mbajtjes së portës së paprekur të vijojë.
Duelin e radhës jashtë fushe, Interi do e luajë më 4 nëntor ndaj Atalantës në Bergamo..