Nice vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa fiton me rezultatin 1-0 ndaj Marseille në sfidën e javës së nëntë të Ligue 1.
“Derbi” mes trajnerëve italianë, Farioli-Gattuso, u fitua nga kreu i vendasve, i cili është duke bërë një punë të mirë me Nice këtë sezon.
Kjo ndeshje rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të pa prekura.
Ndërsa ishin në barazim pa gola, në minutën e 78’ Balerdi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Marseille me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.
Nice e shfrytëzoi më së miri superioritetin numerik dhe në minutën e 80’ Guessand shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij.
Pas javës së nëntë të Ligue 1, Nice kryeson me 19 pikë, teksa Marseille renditet në vend të shtatë me 12-të pikë.