Gjilani fitoi ndaj Fushë Kosovës të shtunën 1:0, por ata do të dëshironin më shumë gola dhe jo vetëm një.
Kështu ka thënë trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes.
“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishim pak hapësira, ashtu ndodhi në të dyja pjesët.
Kanë sakrifikuar disa lojtarë sepse ka nisur të shfaqet ajo lodhja shkaku i moskryerjes së fazës përgatitore.
Padiskutim, ata janë për t’u falënderuar. Kemi marrë trepikësh shumë të mirë me një skuadër që i ka vënë të gjitha skuadrat në vështirësi.
U munduam të luanim përtokë dhe doli më mirë. Sidoqoftë, do të doja që të kishim shënuar më shumë gola jo vetëm një”, theksoi Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.