Grushtet ndaj presidentit të Skënderbeut, reagon zyrtari i FSHF-së!
Ish-futbollisti Justin Bespalla, tashmë në rolin e zyrtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar nëpërmjet një komenti në faqen e “Panorama Sport”, në lidhje me ngjarjen e shëmtuar që ndodhi në Korçë, ku babai i futbollistit të skuadrës së Skënderbeut me iniciale L.Z, tentoi u konfrontua fizikisht me presidentitn Takaj dhe djalin e tij.
Sipas Bespallës, për të shmangur të tilla ngjarje, duhet bërë një ligj i posaçëm nga qeveria për prindërit e lojtarëve që mos të futen fare në ambientet sportive.
“Ore duhet bëhet një ligj i posaçëm nga qeveria për prindërit e lojtarëve që mos të futen fare ne ambientet sportive se janë më të këqijtë”, shkuan në koment Justin Bespalla.