Pas fitores 1-3 në transfertën e Veronës, trajneri i Napolit, Rudi Garcia theksoi se ekipi i tij kishte mundësinë për të realizuar edhe më shumë gola.
Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, Garcia u shpreh se Elmas u kthye i dëmtuar nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtoi se mund të kishin bërë më shumë këtë të shtunë.
“Elmas u kthye me problem nga kombëtarja, ishte shumë e rrezikshme për ta future në lojë. Mund të kishim shënuar edhe një ose dy gola, pastaj gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3.
Ndoshta duhet menduar pak më shumë në lidhje me Champions League të martën, që të realizojmë aty”-tha ai.