Me Pogba të pezulluar për doping dhe Fagiolin të skualifikuar për baste, Juventus papritur e gjeti veten pa shumë alternativa në mesfushë.
Për momentin vendin e tyre do ta zë i riu Nonge, por në janar bardhezinjtë mund të ndërhyjnë në merkato.
Mes emrave të shumtë të lidhur me Zonjën e Vjetër është edhe Hojbjerg, mesfushori i Tottenhamit, që nuk po gjen shumë hapësira këtë sezon.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Juves, Llorente ka këshilluar bardhezinjtë:
“Unë u përballa me Hojbjerg në Premier League: ai është një lider, një kapiten, ai që i duhet Juves për të ndërtuar një cikël suksesesh”.