Kombëtarja e U17 të Maqedonisë së Veriut sot në mbrëmje niset drejt Maltës, ku nga 25-31 tetor të këtij muaji do të marrë pjesë në turneun kualifikues për tu plasuar në raundin elitar të kualifikimeve për në Under 17 Championship.
Të zgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari ndodhen në grupin e tetë kualifikues së bashku me Spanjën, Sllovakinë dhe nikoqirin Maltën.
U17 e Maqedonisë ndeshjen e parë e luan më 25 tetor ndaj Sllovakisë, pastaj tre ditë më vonë (28 tetor) kundër Spanjës, ndërsa më 31 tetor kundër Maltës.
“Jemi të përgatitur maksimalishtë për këtë turne. E dimë se grupi ku ndodhemi ne ëështë i vështirë, sidomos Spanja dhe Sllovakia janë për cdo respekt, por edhe ne jemi skuadër cilësore. Shpresojmë në lojë dhe fat të mirë të zëmë një nga dy vendet e para dhe të kualifikohemi për në fazën tjetër elitare”, ka deklaruar për Open-TV, seleksionuesi Dashmir Beari.
Raundi elitar do të zhvillohet në mars të 2024-ës, ndërsa finalet e Under 17 Championship do të mbahen nga 20 maj deri më 5 qershor 2024 në Qipro..