Tension shumë i lartë në Verona para, gjatë dhe pas ndeshjes ndaj Napolit, e cila është karakterizuar gjithmonë nga një rivalitet shumë i fortë mes dy tifozërive.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, çmimin e këtij tensioni të ekzagjeruar ka paguar një anëtar i stafit të Rudi Garcias, i cili po studionte ndeshjen nga tribuna e “Bentegodit”.
Ettore Prota mësohetse është sulmuar fizikisht dhe për pësojë kompjuteri i tij është shkatërruar.
Një episod i rëndë që Napoli e ka denoncuar në Prokurorinë Federale.
Sipas versionit të ndërtuar nga “Corriere dello Sport”, Ettore Prota, përgjegjës për dhomën taktike të Rudi Garcias, është sulmuar në tribunë dhe i është shkatërruar kompjuteri.
Gjatë intervalit, edhe tribuna ku ishin akomoduar gazetarët në “Bentegodi” u godit me gota birre nga disa ultras të Veronës.
Ndërkohë, Napoli ka paraqitur një ankesë zyrtare në Prokurorinë Federale për të raportuar incidentin.