Klubi shqiptar Illyria futsal po luan me sukses në garat e Finlandë.
Klub që ka synime të mëdha.
Klubi ka trajner Xhevat Kurtin, ish futbollistin e mirënjohur të Kosovës.
Një klub mirë i organizuar dhe me synime të mëdha.
“Patëm një ndeshje miqësorë kundër ish ekipit tim APV Alavus, të cilën e fituam si mysafirë, me kushte shumë të mira në palestrën Kunta Lutra.
Ishte një ndeshje shumë fer dhe me plot gola, ishte kënaqësi për ne si klub i ri sot bëmë paraqitjen e parë si klub i ri. Ju lumtë djem, na prift e mbara. Faleminderit kryetarit të klubi Sami Prekadini , i cili na mundësoj që sot të jemi një klub i ri shqiptar”, ka thënë Xhevat Kurt që ka luajtur për shumë klube, ndër to për Prishtinën, Trepçën, Besëlidhjen etj.
Klubi ka sponsor Xhevat Visari OY, Xhaka OY, Sami P. Saneeraus Oy.
Kryetari i klubit është Sami Prekadini, Kenan Baliqi - zëdhënës, Xhevat Kurti - trajner; Berat Grabovci - kapiten.