Struga Trim Lum ka treguar fuqinë e kampionit, duke e deklasuar me rezultat 3:0 Makedonija GP.
Vendasit nuk kishin forcë ndaj skuadrës shqiptare dhe vet rezultati është treguesi më i mirë.
Futbollisti Mentor Mazrekaj ka realizuar për struganët.
Golat i realizuan Zguro (3'), Mazrekaj (38') e Ibraimi (81’).
Struga Trim Lum renditet në vend të tretë me 21 pikë, ka një ndeshje dhe tre pikë më pak se lideri Shkëndija.
Makedonija GP zë pozitën e nëntë me 11 pikë pa 11 jave në elitën e futbollit maqedonas.