Kukësi rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë e bën në sfidën ndaj Laçit, të cilën e fitoi me rezultatin 1-0 në javën e nëntë të Kategorisë Superiore.
“Verilindorët” rikthehen te fitorja, pasi një javë më parë u mundën nga Partizani, ndërsa “kurbinasit” nga ana tjetër pas pësojnë disfatë, pas dy fitoreve radhazi.
Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Në fraksionin e dytë si Kukësi ashtu edhe Laçi tentuan që të gjenin rrjetën, me takimin që vazhdoi me barazimin 0-0 deri në minutën e 64’.
Pas një harkimi nga Salami, Abdou realizoi me kokë në minutën e 64’ dhe realizoi golin e vetëm të këtij takimi.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Kukësin që ngjitet në vend të tetë me dhjetë pikë, teksa Laçi renditet në vend të tretë me 13-të pikë.