Gostivari ka barazuar me rezultat 1:1 me Voska Sport nga Ohri, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit maqedonas.
Ky ishte derbi i skuadrave shqiptare dhe i pjesës së fundit të tabelës.
Gostivari shmang humbjen në çastet e fundit me golin e Potuk në minutë e 90-të.
Mysafirët avancuan me golin e Marushiq në minutën e 65-të.
Voska është në vend të dhjetë me 11 pikë sa ka edhe Gostivari i 11-ti dhe Vardari në fund me 8 sosh.