Bologna-Frosinone po përballen në kuadër të javës së nëntë të Serie A.
Ndërsa vendasit ishin në avantazhin 2-0 pas golave të Ferguson në minutën e 19’ dhe të De Silvestri në minutën e 22’, Marvin Çuni kthehet në protagonist për miqtë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare fiton penallti, me arbitrin që e dha vetëm pas verifikimit në VAR.
Penalltinë e fituar nga Marvin Çuni e mori përsipër ta ekzekutojë Soule, i cili rihapi sfidën.