Bregu gjen golin e parë në Turqi!
Dejvi Bregu gjen golin e parë me fanellën e Umraniyespor në Ligën e Parë turke.
Sulmuesi vlonjat shndërroi saktësisht në gol një 11-metërsh në minutën e 59-të duke i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij përballë Manisas.
Kujtojmë se pjesë e Manisës janë tre futbollistë shqiptar, Korenica, Domgjoni dhe Topalli. Ky i fundit u aktivizua nga stoli në minutën e 46-të duke zënë vendin e Topallit.