Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin Koln shijojnë fitoren e parë në Bundesliga I.
Koln ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Monchengladbach-it, në takimin e javës së 8—të.
Paçarada si zakonisht standard, i cili u vlerësua me notën 7.7 nga faqja për statistika “Sofascore”.
Futbollisti Florian Kainz është lojtar i ndeshjes, me notën 8.6.
Për Koln shënuan Kainz (9' - nga penalltia e 76' - nga penalltia), Waldschmidt (90') dhe për Monchengladbach realizoi Elvedi (63').
Kone i Monchengladbach u përjashtua në minutën e 72-të.
Koln ngritet në vend të 16-të me 4 pikë e Monchengladbach është në të 13-tin me 6 sosh.