Përballja e sotme mes Dinamos dhe Teutës ka ofruar emocione të forta.
Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium, teksa bregdetarët përmbysën rezultatin në 2-3 në minutat e fundit.
Edi Martini (Teuta), tha: “Edhe në pjesën e parë kur Dinamo udhëhiqte 1-0 ne luajtëm shumë mirë. Patëm shumë raste.
Nuk e meritonim atë rezultat në pjesën e parë.
Në golin e dytë u kapëm në një kundërsulm, nga i cili duhet të zëmë mend. Nuk mund të shthuremi ashtu. Pastaj e kemi pasur lojën nën kontroll.
Ne, është e vërtetë që na duhet në sulmues goli. Por forca e këtij ekipi është grupi. Për një sulmues vuan treçereku i Superiores.
Ajo që duhet të korrigjojmë është pësimi i dy golave. Vërtetë kemi nevojë për një sulmues, por shënojmë tre gola dhe pësojmë dy.
Ata dy gola të pësuar më dhembin shumë. Këta djem e kanë karakterin për të luftuar. Është problem mënyrë se si i pësojmë golat.
Nga dëshira e madhe për të shkuar përpara për të shënuar, pësojmë gol. A mund të përballemi me këdo? E kemi bërë. Edhe me Rrogozhinën, e kemi bërë edhe me Shijakun. Çdo ekip në Superiore mund të përballet me këdo”.