Vendoste në bastet sportive ndeshjet e ekipit të tij, tifozët e Newcastle tregojnë mbështetjen!
Newcastle arriti që të fitonte sot me shifrat 4-0 ndaj Crystal Palace, ndërsa vëmendjen kryesore e mori Tonali.
Një situatë paradoksale është shfaqur në përfundimin e ndeshjes, me tifozët që treguan mbështetje të madhe për Tonalin.
Themi paradoksale pasi ky lojtar u provua se vendoste baste sportive, një gjë e palejuar pasi Tonali mund të ndikonte dretpërdrejt në rezultatin e disa takimeve.
Fagioli u dënua për 7 muaj për të njëjtin problem, ndërsa dënimi i Tonalit pritet të jetë edhe më i gjatë pasi ka vendosur në baste ndeshjet e ekipit të tij.