Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol për Hoffenheimin në derbin e Bundesligës gjermane ndaj Wolfsburgut.
Hoffenheimi barazoi 2:2 në udhëtim te Wolfsburgu, në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës gjermane për futbolliste.
Memeti realizoi gol në minutën e 18-të.
Ajo luajti deri në minutën e 87-të. Riola Xhemaili ishte në bankën rezervë te vendëset.
Wolfsburgu prinë në tabelë me 13 pikë në pesë ndeshje.